Plas ‘sherri’ mes kandidatëve presidencialë në Barcelonë: Laporta dhe Freixa fillojnë garën më herët
Gjatë ditës së sotme, kandidati presidencial i Barcelonës Toni Freixa ka zhvilluar një intervistë, e cila është diskutuar shumë.
Kjo për faktin se në atë video, shihet se si kandidati tjetër për postin e Presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, shihet duke bërë gjestin ‘gërshërë’ në kuptimin që duhet ndërprerë xhirimi.
Pasi e kishe parë videon, Freixa beson se mund ta mposht Laportan në garën për president.
“Vetëm dikush që është i mbrojtur nga media do ta bënte një gjë të tillë dhe do të tregonte një pamaturi të madhe”, tha ai.
Zgjedhjet presidenciale për Barcelonën do të mbahen më 7 mars.