Rrallë t’i shohësh futbollistët kaq të buzëqeshur, goli i Moratës bën çudira
Sonte në takimin e vlefshëm për xhiron e 25’të të Serie A, rekordkampioni i kësaj gare, Juventus, po ballafaqohet me skuadrën e Spezias, shkruan Periskopi.
Kur po zhvillohet minuta e 65’të e pjesës së dytë, juventinët kanë arritur të kalojnë në epërsi me golin e Alvaro Moratës, gol ky që mendohej të ishte pozitë jashtë lojë.
Lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’ nuk fshehën gëzimin pasi VAR-i dha shenjë se goli ishte i rregullt.
https://twitter.com/shtojzorreshta/status/1366858450848858112
Pasi kanë dështuar të fitojnë katër ndeshjet e tyre të fundit, skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo kërkon që të rikthehet te fitorja në mënyrë që të jetë në garë për titull. /Periskopi