​Zyrtare: Merret vendimi për ndeshjen Lazio – Torino

​Zyrtare: Merret vendimi për ndeshjen Lazio – Torino

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

 

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje

Shpërndaje në: