Makina e Maradonës del në ankand, zbulohet shifra e ‘çmendur’ e saj
Më i madhi në fushën e futbollit, por edhe një pasion i madh për makinat e bukura. Supermakinat e Diego Armando Maradonës por edhe disa gur të çmuar kanë mbushur garazhin dhe tani janë në kërkim të një pronari të ri. Ashtu si Porsche 911 Type 964 Carrera 2 Convertible Ëorks Turbo Look, në shitje në Paris.Porsche ju dorëzua Diegos në nëntor të vitit 1992, gjatë sezonit të tij të fundit kur luante me Sevilla-n, dhe muajin tjetër do të dalë në shitje në Bonhams në Les Grand Marques Du Monde à Paris.
Sipas Bonhams, makina ka një shpejtësi maksimale prej gati 162 milje në orë (260 km/orë) dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara për një periudhë dy-vjeçare. Ditët e para kur Maradona e mori, nuk vonoi shumë për t’u pikasur nga autoritetet: Gjobë për shkak të shpejtësisë prej180 km / orë. Pas më pak se një viti, makina iu shit një individi privat i cili e mbajti atë për rreth njëzet vjet, para se të bëhej një model i kaluar në garazhet e koleksionistëve më të mëdhenj francezë.
Les Grand Marques Du Monde à Paris do të zgjasë nga 3 deri më 10 mars: gjatë kësaj jave, klientët do të jenë në gjendje të kërkojnë raporte për gjendjen e modelit, imazhe shtesë dhe video specifike nga ekspertët. Për të fituar makinën e Maradonës, mjafton të hapësh portofolin dhe të jesh bujar: 150,000-200,000 euro është vlerësimi mbi të cilin duhet të bazohesh.