Mustafi ofendohet nga ish- trajneri, i bë pishman për transferimit e tij
Ish trajneri i Tottenham, Christian Groos u shkarkua nga Schalke 04 vetëm pas dy muajve në krye dhe pas shkarkimit ka pranuar se është penduar për transferimin e dyshes Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi, përcjell Periskopi.
Shkarkimi i Gross thuhet se ndodhi shkaku i një revolte të lojtarëve dhe se Mustafi dhe Kolasinac ishin shkaktarët.
Gross ka thënë se pavarësisht eksperiencës që kanë dyshja, nuk kanë sjellur në skuadër atë çfarë ai priste.
“Nuk do merrja lojtarët si në verë. Kanë eksperiencë, por po, asgjë nuk funksionoi”.
“Ata ndoshta nuk do ishin të lirë për Schalke nëse do luanin ndonjëherë te Arsenal”, deklaroi ai.
Ndryshe, klubi gjerman nën urdhrat e Gross fitoi vetëm një ndeshje në 12 ndeshje, duke u renditur në pozitën e fundit në tabelë.