Shifra marremendëse: 110.000 persona do të votojnë për president të klubit të Barcelonës
110.290 persona do të votojnë për president të Barcelonës të dielën e ardhshme, 7 mars.
87.479 persona do të votojnë personalisht derisa 22.811 të tjerë do të votojnë me postë.
Të regjistruarit do të votojnë në gjashtë vendvotime në qëytetin e Barcelonës (Camp Nou dhe Palau Blaugrana), Girona , Lleida, Tarragona, Tortosa dhe Andorra .
Selia e Barcelonës është vendi ku përqendrohen shumica e votuesve që do të mund të votojnë personalisht.
Joan Laporta, Toni Freixa dhe Víctor Font janë tre kandidatët që kërkojnë të pasojnë Bartomeun i cili po akuzohet për korrupsion.