Ky test i gjakut parashikon sa gjatë do të jetoni
Por besojeni ose jo, shkencëtarë nga Universiteti i Bostonit kanë zbuluar një test gjaku që mund të parashikojë jetëgjatësinë e njerëzve.
Studimi i publikuar në gazetën “Aging Cell” këtë të premte, përdori të dhëna mjekësore nga 5,000 provëza gjaku dhe i analizoi përballë zhvillimeve shëndetësore të dhuruesve pas tetë viteve.
Sëbashku, ata identifikuan struktura që tregonin të ardhmen, e mirë dhe të keqe. Më specifikisht, mundësinë e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën si ato të zemrës, kanceri e diabeti.
Zbulimi nënkupton se pacientët do të mund të identifikojnë rreziqet shumë herët, dhe më e rëndësishmja të modifikojnë sjelljen për të ndryshuar rezultatin.
“Këto shenja tregojnë diferenca në mënyrën si plaken njerëzit, si dhe premisë në parashikimin e plakjes së shëndetshme, ndryshime në funksionin fizik e njohës, mbijetues dhe sëmundje si kanceri, goditjet, diabet i tipit 2, kancer e sëmundje të zemrës,” thonë autorët Dr.Paola Sebastiani dhe Dr.Thomas Perls.