Armando Broja ambicioz: Nuk jam i kënaqur, dua ta tejkaloj Drogban

Armando Broja ambicioz: Nuk jam i kënaqur, dua ta tejkaloj Drogban

Sulmuesi i Chelseas, Armando Broja i huazuar te Vitesse ka dhënë një intervistë për median angleze, ‘Goal’.

Shqiptari tha se ëndërron të tejkalojë legjendën e “Bluve”, Didier Drogba, derisa zbuloi admirimin e madh për Ronaldon (Fenomenin).

Fillimisht, Broja tha se nuk është i kënaqur me statistikat momentale dhe dëshiron më shumë gola dhe asistime.

“Nëntë gola dhe dy asistime është mirë, por nuk jam kurrë i kënaqur. Dua të shënoj më shumë dhe të asistojë më shumë”.

“Kam luajtur mbi 1000 minuta dhe kam kontribuar në 11 gola. Nuk është keq, por dua të shënojë më shumë dhe të asistojë. Dua më shumë”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Broja zbuloi se gjithmonë ka pëlqyer Ronaldon ‘Fenomenin’.

“Ronaldo origjinal ishte i pabesueshëm, ndoshta sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Isha i ri për ta shikuar në TV, por kam shikuar shumë video të tij në Youtube”.

“E dija që R9 erdhi te PSV, e dija që Suarez dhe Zlatan ishin te Ajax. Shumë sulmues kanë luajtur në Holandë sezonin e tyre të parë, prandaj mendova se është vend i mirë për të mësuar dhe përmirësuar”, vazhdoi ai.

Në fund, Broja bëri të ditur se synimi i tij është ta tejkalojë Drogban.

“Mendoja “Ky është Lampard, Droba ose Terry para meje, kur i shikoja përreth”. Me pëlqente të bëja foto sepse doja të isha si ata. Doja të isha në këpucët e tyre në nivelin e lartë”.

“Tani jam në moshën kur ata luanin, dua të provojë dhe ta tejkalojë Drogban. Ndoshta nuk do jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe kështu ndihem”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Broja përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë, derisa është deri në fund të sezonit huazim te Vittese.

Shpërndaje në: