Ndërrohet orari i ndeshjes Ballkani-Drenica, luhet në këtë ditë
Përballja e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani-Drenica, nuk do të luhet sipas planit të paraparë.
Ndeshja pritej të zhvillohej më 7 mars, e dielë, por ka pësuar ndryshim në datë për shkak të eventit të Epopesë së UÇK-së, shkruan Periskopi.
Komisioni i Garave e ka aprovuar kërkesën e Drenicës për ndryshim date, me pëlqimin edhe të Ballkanit.
Ndeshja do të zhvillohet dy ditë më herët, saktësisht më 5 mars, në Suharekë me fillim nga ora 13:00. /Periskopi.com/