Tea e turpëron publikisht Beartin: E kam zënë unë se këtij i vinte turp
Tea ka vendosur së fundmi t’i përgjigjet pyetjeve të fansave, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë më shumë për lidhjen e saj me Beartin.
Një prej fansave ka pyetur: “Çfarë është ajo që të pëlqeu më shumë te Bearti dhe si të fitoj si femër?”.
Tea tregoi se Bearti kishte turp dhe e bëri ajo hapin e parë.
“Një korrigjim, e kam zënë unë se ky kishte turp, po, kishte turp nga unë”, u shpreh Tea, teksa Bearti në siklet e mohon.