Chloe Zhao bën historinë: Fiton çmimin e Globit të Artë me Nomadland
Aziatikët në mbarë botën kanë reaguar me “lot lumturie” pasi Chloe Zhao bëri historinë në Çmimet për Globin e Artë, duke u bërë e para grua aziatike që e ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë.
Shumë njerëz online e lavdëruar regjisoren e re se ishte “inspirim i madh për gratë e reja aziatike” duke shtuar se “ishte një fitore gjithkund”.
Regjisorja e Nomadland, që është lindur në Kinë, është vetëm gruaja e dytë që e ka fituar këtë çmim.
E para ishte Barbra Streisand në vitin 1984, përcjell Periskopi.
“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm, si grua aziatike në arte, është aq frymëzuese ta shohësh Chloe Zhaon duke bërë historinë sonte si gruaja e parë me ngjyrë të fitojë çmimin për regjinë më të mirë,” tha një përdorues Twitteri. /Periskopi