10 gjëra që sugjeron një terapiste seksi për një marrëdhënie më të mirë seksuale

10 gjëra që sugjeron një terapiste seksi për një marrëdhënie më të mirë seksuale

“Kam takuar kaq shumë njerëz në praktikën time të terapisë seksuale, të cilët dëshirojnë seks ‘perfekt’, pasionant – si ai që shohin nëpër filma, ku flokët e askujt nuk bëhen të çrregullt dhe të gjithë kanë orgazma fantastike,” u shpreh për Healthline Janet Brito, një terapiste seksi. “Por, kjo nuk është realiste. Këtu nuk jemi në Hollywood.”

“Në jetën reale, seksi mund të jetë konfuz, i çrregullt, madje edhe zhgënjyes. Njerëzit mund të ndjehen të frikësuar për të bërë seks, të zhgënjyer që nuk e bëjnë rregullisht, ose shumë të shqetësuar nëse po e bëjnë atë siç duhet.”

Ja çfarë sugjeron Brito:

1. Përdorni shqisat tuaja

Përdorni pesë shqisat tuaja (po, të pesta) për t’u përqëndruar në ndjesitë e trupit. Braktisni mendimin e bazuar në performancë dhe në vend të kësaj, përvetësoni një qasje të bazuar në kënaqësi. Kjo ndihmon në zvogëlimin e këtij presioni seksual, për të cilin shumica e njerëzve ankohen. Praktikimi i kësaj mund t’ju ndihmojë të mësoni të eleminoni frikën që lind nga besimi se duhet të dini gjithçka në lidhje me intimitetin seksual.

2. Zgjero përkufizimin tënd për seksin

Seksi është më shumë sesa penetrim. Për hir të larmisë, provoni më shumë, që mund të përfshijë gjithçka, nga puthjet e thella, prekjet sensuale dhe masazhet erotike, te përdorimi i vibratorëve ose lodrave të tjera seksi. Eksplorimi i një sërë kënaqësish trupore është çelësi për të arritur orgazmën.

3. Kuptoni gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit

Kur puna bëhet e vështirë në dhomën e gjumit, mbështetuni në pikat tuaja të forta. Është mjaft e lehtë të heqësh fajin dhe të mërzitesh kur nevojat e tua nuk plotësohen. Por, në vend që të sikletoseni, kuptoni këndvështrimin e njëri-tjetrit. Gjeni disa pika të përbashkëta.

4. Shmangni krahasimin e partnerit/es me partnerët/et në të kalurën. Kush dëshiron të krahasohet?

Krahasimi tenton të krijojë pasiguri dhe pakënaqësi të panevojshme. Në vend të kësaj, kënaquni me njëri-tjetrin dhe mbajini gjërat emocionuese. Bëni kujtime të reja!

5. Bëhuni një detektiv

Jini kurioz për trupin tuaj dhe të tij/saj! E gjithë kjo do t’ju ndihmojë të pajiseni më mirë për të mësuar partnerin/en tuaj se si t’ju prekë.

6. Njihni kufizimet

Kur të jeni në gjendje të njihni motivet tuaja dhe sa kohë, energji dhe burime jeni në gjendje t’i kushtoni vetes dhe partnerit, do të filloni të ndjeni më pak presion dhe më shumë në kontroll në krijimin e jetës seksuale që dëshironi.

7. Gjallërohu

Seriozisht! Seksi nuk ka pse të jetë kaq serioz.

8. Merrni një vendim të qëllimshëm për intimitet

Planifikoni kohë për veten dhe partnerin/en, ose thënë më thjesht, mos e mbingarkoni veten me aktivitete jo-relacionale. Për ta mbajtur shkëndijën gjallë, duhet të rezervoni të paktën një orë në javë për të eksploruar trupat e njëri-tjetrit.

9. Fikni telefonin dhe flini pak

Për t’u ndjerë më rehat në trupin tuaj dhe më me energji për të eksploruar diçka të re në dhomën e gjumit, duhet të keni pushuar mirë.

10. Jepini përparësi kohës tuaj

Krijoni më shumë mundësi për intimitet seksual. Qartësoni orarin tuaj për pushim, relaksim dhe aktivitet seksual.

Shpërndaje në: