Nuk ka fitues në Stamford Bridge, Chelsea dhe United ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Stamford Bridge, Chelsea dhe United ndajnë pikët

Ka përfunduar takimi derbi në kuadër të kësaj jave të 26’të të Premier Ligës angleze, ku u ballafaquan skuadra londineze, Chelsea, kundër asaj të Manchesterit, shkruan Periskopi.

Përballja mes Chelseat dhe ‘dhelprave ta kuqe’ që ketë epitet të derbit e mori pas viteve 2000, sonte përfundoi me rezultat të bardhë 0:0.

Gjatë pjesës së parë, ishte një rast ku u mendua se ishte penallti, ngase shihej se Callum Hudson-Odoi preku topin me dorë, por pasi u shikua VAR-i, arbitri nuk akordoi penallti.

Chelsea ishte më kërkuese në 45-minutëshin e dytë, derisa në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” formuan disa aksione të bukura dhe provuan përmes goditjeve të mesfushorëve larg zonës së 16-metërshit, por Mendy ishte gjithmonë në pozitën e duhur.

Pas këtij barazimi, Unitedi mban pozitën e dytë me 50 pikë, 12 më pak se lideri City, derisa Chelsea renditët në pozitën e pestë me 44 sosh.

Shpërndaje në: