Tottenham shkëlqeu sot, mposhti bindshëm skuadrën e Burnleyt
Tottenham ka shënuar fitore bindëse në shtëpi duke mposhtur Burnley me rezultat të thellë 4 – 0.
Ishte sulmuesi Gareth Bale që qysh pas dy minutave pas një asistimi të Son zhbllokoi shifrat (2′).
Uellsiani më pas asistoi për Kane, që shënoi për 2 – 0 (15′).
Për golin e tretë u përkujdes Lucas Moura pas disa minutave (31′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Bale ishte i jashtëzakonshëm edhe në pjesën e dytë, ku realizoi gol mjaftë të bukur duke lënë të shtangur portierin (55′).
Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e tetë me 39 pikë, derisa Burnley në vendin e 15-të me 28 sosh.