Tifozët acarohen me Icardin, postoi fotografi me oksigjen për arsye …

Tifozët acarohen me Icardin, postoi fotografi me oksigjen për arsye …

Ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka postuar një foto i veshur me një maskë oksigjeni, duke marrë kritika të ashpra nga tifozët. 

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u shfaq në një storie në Instagram duke mbajtur një maskë oksigjeni të shtunën, duke treguar shqetësimet për shëndetin e tij

“Për të gjithë ata që më pyesin, kjo është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi. Unë e përdor atë për të parandaluar dëmtimet dhe për tu rikuperuar më shpejt pas ndeshjeve dhe seancave stërvitore”, shpjegoi Icardi në një storie të re në Instagram.

 

 

 

“Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku”.

Tifozët e kanë kritikuar atë në rrjetet sociale pasi koha e fotos së parë, e postuar pa ndonjë shpjegim, ndoshta nuk ishte e përshtatshme.

Shpërndaje në: