Pirlo: Kërkova nga Ronaldo dhe Sandro që të bëjnë dallimin

Pirlo: Kërkova nga Ronaldo dhe Sandro që të bëjnë dallimin

Juventusi nuk arriti të arkëtojë tre pikë në udhëtimin e tyre në Verona në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi golin e avantazhit për Juven dhe golin e tij të 19-të sezonal.

Ronaldo ka shënuar 47 gola në 47 paraqitje në Serie A, një seri fantastike nga portugezi.

Por, Juventusi dështoi të marrë tre pikë dhe në fund barazoi me Veronan.

Pas ndeshjes, Pirlo u shpreh se ndeshja ishte e vështirë dhe Dybala dhe Morata i penalizuan “Bianconerët”.

“Jam i zhgënjyer sepse e dinim mirë që do të jetë një ndeshje e vështirë, luajtëm mirë por nuk ja dolëm të marrim avantazhin që dëshironim”, tha ai.

“Na mungoi agresiviteti pas golit të shënuar, mbitëgjitha në rastin e golit të shënuar, sepse lejuam një krosim të lehtë. Janë gjëra të vogla por që të rinjtë që luajtën këtë ndeshje ende nuk e dinë dallimin”, tha Pirlo.

“Kërkova nga Ronaldo dhe Sandro që të bënin dallimin, por nuk patën shumë momente fatkeqësisht. Është një mëkat që lëshuam dy pikë, sepse ishim në avantazh dhe e lëshuam atë”, tha italiani.

“Shumë të varur pas golit të Ronaldos? Të kesh lojtarë si Dybala dhe Morata do ta bënte më komode lojën tonë pas golit”, përfundoi Andrea Pirlo.

Shpërndaje në: