Guardiola: Kjo mund të jetë arritja jonë më e madhe
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konsideruar se forma prej 20 fitoresh rresht e Manchester Cityt mund të jetë arritja më e madhe e tyre.
Pep Guardiola ka konsideruar se fitorja e 20-të rresht e Manchester Cityt këtë sezon mund të jetë arritja më e madhe e “Citizens” nën udhëheqjen e tij.
Tekniku spanjoll u shpreh se kjo është një arritje e pabesueshme, por që skuadra duhet të fokusohet në të tashmen dhe Liverpool mund të jetë shembull.
“Në këtë periudhë, në këtë kohë, me këtë situatë, të jemi në gjendje të bëjmë 20 fitore rresht, ndoshta është një nga arritjet më të mëdha që kemi bërë në karrierën tonë, sigurisht”, tha ai.
“Kjo nuk do të thotë që do fitojmë titullin, natyrisht, por kjo periudhë në kohë, është periudha më e vështirë në Angli, koha e dimrit, pa asnjë javë pushim për tre ose katër muaj, çdo tre ditë në një ndeshje, me situatën e COVID-19, situatat e lëndimeve. Të kesh këtë lloj paraqitje, të fitosh 20 ndeshje rresht, atëherë, kjo do të thotë që skuadra ka forcë mentale”, tha Guardiola.
Ai tha se kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Liverpooli sezonin e kaluar kishte shumë pikë dhe tani City është në të njejtin pozicion.
“Unë jam i befasuar, sidomos me vitin më të vështirë që bota po përballet në përgjithësi, me gjithë sfidat e këtij viti, edhe në Angli, për motin, për fushat, gjithçka, për të qenë në gjendje të bëjmë atë që ne kemi bërë është e mahnitshme, e pabesueshme”, përfundoi Pep Guardiola.