Trepça 89 – Prishtina: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Trepça 89 – Prishtina: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Trepça 89 dhe Prishtina kanë mbyllur pjesën e parë pa gola në Mitrovicë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Prishtina pati mundësi të mira në intervalin e parë, por Trepça 89 arriti ta ruajë portën falë edhe pritjeve bravoroze nga Ardit Hyseni.

Qëndrim Zyba ishte futbollisti që rrezikoi më së shpeshti për mysafirët.

Sidoqoftë, gola nuk pati dhe pjesa e dytë do të jetë përcaktuese për fatin e ndeshjes. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: