Dietat përmirësojnë gjendjen shpirtërore, seksin dhe gjumin
Ky përfundim vjen pas disa analizimeve të reja të bazuara në calerie 2, ku shkencëtarët u kanë kërkuar 218 personave të shëndoshe q të ulin me 25 për qind numrin e kalorive për dy vjet.
Dhe dieta funksionoi, pasi njerëzit humbën 10% të peshës së tyre trupore. Megjithatë shkencëtarët kanë përfshirë dhe të dhëna të tjera në studim, përfshi cilësinë e jetës, depresioni, gjumi, seksi, duke përdorur matje standarde, shkruan Top Channel.
Sipas studimi, njerëzit që humbin peshë, fitojnë shumë gjëra, ditë më të mira, një cilësi jete më të mirë, një gjumë më të mirë një vit pas nisjes së dietës, dhe një jetë seksuale më të mirë pas dy vitesh të rënies në peshë.
Humbja në peshë nuk duhet të jetë drastike, dhe ju nuk duhet të jeni obezë për të pasur rezultate të mira thotë studimi. “Ajo që njerëzit thonë është se pasi kanë nisur të humbin peshë niveli i tyre i urisë ulet dhe ata nisin të ndjejnë përfitimet e humbjes në peshë. Ata e kanë më të lehtë për të lëvizur, dhe ndihen shumë hrë më mirë”, thotë Corby Martin i Pennington Biomedical Research Center në Luisiana dhe autor i studimit.
Por ai thotë se ulja e kalorive për dy vitr nuk është e lehtë.
“Edhe pse ata ia arritën qëllimit, është vërtetë e vështirë të mbash dietë për dy vjet, të paktën në shoqërinë e sotme”, vijon Martin.
Martin dhe kolegët e tyre kanë studiuar ecurinë e personave dhe pas përfundimit të dietës. Disa e rifituan peshën e mëparshme, ndërsa të tjerë ecin mirë, zbulon ai. Analiza e detajuar do të publikohet së shpejti.