MJAFT i shkulët qimet e hundës, shaktojnë një sërë problemesh serioze për shëndetin
Jeta moderne ka sjellë shumë rregulla të reja në lidhje me higjienën personale dhe bukurinë, mes syresh edhe depilimi. Depilimi i këmbëve, krahëve dhe çdo vendi tjetër të dukshëm është diçka e zakonshme dhe shumë njerëz zgjedhin alternativa nga më të ndryshmet për një rezultat sa më efikas, por sipas estetistëve heqja e qimeve nga hunda mund të shkaktojë infeksione dhe inflamacione serioze, madje edhe vdekjen.
Ekzistojnë dy lloje të qimeve të hundës: ato që mund të shihni dhe dëshironi t’i hiqni të quajtura vibrissae, dhe qilimat mikroskopike, të cilat janë përgjegjëse për filtrimin e mukusit dhe lëvizjen e tij në pjesën e prapme të hundës, ku mund të hyjë në stomak. Nëse i heq ato qime, mikrobet dhe grimcat pranë folikulave mund të futen brenda dhe të shkaktojnë infeksion.
Qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë. Heqja e tyre do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru. Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe në meningjit, kështu që pritini nëse është e nevojshme, por mos i shkulni ato qime.