Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil
Karafilat janë sythat e lules së pemëve të familjes Myrtaceae. Me emrin shkencor Syzgium aromaticum, kjo bimë është e lokalizuar në ishujt Malaku në Indonezi. Rritet gjithashtu në pjesën tjetër të Indonezisë, Bangladesh, Indi, Pakistan, Tanzani, Sri Lanka, Madagaskar dhe Zanzibar. Si bimë, karafili përmban me shumicë benefite si më poshtë:
Elementet ushqyes
Karfili është i pasur me vitamina dhe minerale. Sipas Nutrition and You, kjo bimë përmban vitamina A,B,C,E dhe K. Vitamina A promovon shëndetin e syve dhe të indeve e qelizave. Vitamina B përmirëson funksionet neurologjike të cilat mbulojnë të menduarit, të mësuarit dhe kujtesën. Vitamina C njihet për rritjen e imunitetit të trupit kundra sëmundjeve dhe infeksioneve, duke nxitur gjithashtu funksionimin e substancës kolagjen.
Kolagjeni vepron si ‘çimento’ dhe ndihmon në lidhjen e qelizave dhe indeve me njëra-tjetrën. Vitamina E promovon shëndtin e lëkurës dhe së bashku me vitaminat A dhe C, funksionon si një antioksidant. Vitamina K nga ana tjetër, rregullon koagulimin e gjakut.
Për sa i përket mineraleve, karafili përmban kalcum, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selen, zink, natrium dhe kalium. Kalciumi dhe fosfori nxisin shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, kurse hekuri përmirëson oksigjenimin qelizor dhe indor. Magnezi luan rol në koordinimin neuromuskular, ndërsa zinku promovon shërimin e plagëve dhe një tretje më të mirë. Bakri dhe mangani veprojnë se bashku për të nxitur metabolizmin si dhe për të stimuluar zhvillimin qelizor dhe indor. Seleni parandalon dëmtimin qelizor duke çliruar enzima antioksiduese. Natriumi dhe kaliumi nga ana tjetër, funksionojnë së bashku duke ruajtur ekuilibrin e lëngjeve. Ky i fundit ndihmon gjithashtu shëndetin kardiovaskular, parandalon hipertensionin dhe relakson muskujt e enëve të gjakut.
Problemet me frymëmarrjen
Karafili promovon shëndetin e sistemit respirator. Sipas Mind Body Green, ai mund të përdoret si ekspektorant, i cili pastron mushkëritë duke nxjerrë jashtë sekrecionet në formën e këlbazës. Karafili gjithashtu ka veti antibiotike; sulmon mikrobet dhe ndihmon trupin të kurojë dhimbjet e fytit.
Problemet me diabetin
Karafili gjithashtu ndihmon në parandalimin e diabetit mellitus, një gjendje kronike mjekësore e karakterizuar nga një rritje e zgjatur e niveleve të glukozës në gjak. Në një botim të ‘Journal of Natural Medicines’, studiuesit zbuluan se karafili demonstroi zvogëlim të niveleve të glukozës në gjak tek minjtë. Sipas zbulimit, minjve që iu injektua një ekstrakt karafili, iu zbulua ulje e niveleve të sheqerit në gjak, krahasuar me grupin e minjve që nuk e mori ekstraktin.
Karafilat mund të përdoren në vakte të ndryshme. Përdorini ata në formë të bluar, për të marrë maksiumin nga kjo bimë.