Zyrtare: Henry jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Montrealit

Zyrtare: Henry jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Montrealit

Trajneri dhe njëkohësisht legjenda e Arsenalit, Thierry Henry nuk do jetë më trajner i Montreal.

Henry vendosi që për arsye familjare të largohet nga posti i kryetrajnerit.

“Është e rëndë, por vendosa të pranoj këtë vendim. Viti i kaluar ishte tejet i vështirë për mua në anën personale”.

“Shkaku i pandemisë nuk mund t’i shihja fëmijët e mi. Fakti që ndalohen udhëtimet edhe për disa muaj të tjerë nuk do jetë më ndryshe. Ndarja për mua nga fëmijët është shumë. Prandaj, mendoj se duhet të merrja vendimin për t’u rikthyer në Londër dhe të largohem nga CF Montreal”, tha ai.

Ndërkohë, Henry kaloi një vit si trajner i Montreal në kampionatin amerikan.

Shpërndaje në: