Elhamdulilah: Visar Korenica bëhet deputet i VV-së, urohet nga ish-i i Partisë Fjala
Duket se politikani i ri nga Rahoveci, Visar Korenica, ka arritur të sigurojë votat për t’u bërë deputet në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.
Vite më parë, Korenica ishte kritikuar ashpër pas një postimi shqetësues ku sulmonte shtetin e Izraelit me fjalor të papranueshëm.
“Izraeli duhet të zhduket nga faqja e dheut!! Fundërrina aziatike në shërbim të terrorizmit islam kamikaz”, kishte shkruar Korenica.
Besohet se ai ka kërkuar falje pas atij postimi.
Korenica nga Rahoveci është uruar për këtë sukses nga Xhevdet Maloku, anëtar i Vetëvendosejs që më herët kishte qenë pjesë e Partisë Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi.
“Deputeti i ri Visar Korenica. Urime Visar, e ke merituar. Padyshim do jesh zë i fuqishëm i qytetarëve brenda Kuvendit. Elhamdulilah.” – ka shkruar z.Maloku.