Ylli i skuadrës tremb tifozët: Nuk e di nëse do e mbyll karrierën time në këtë klub

Ylli i skuadrës tremb tifozët: Nuk e di nëse do e mbyll karrierën time në këtë klub

Mesfushori bavarez, Kingsley Coman, i ka trembur tifozët duke u zbuluar se nuk e shikon veten përjetësisht te kampionët e Gjermanisë, përcjell Periskopi.

Sulmuesi është vetëm 24-vjeç, por ky është sezoni i 6-të me skuadrën gjermane.

Në vitin 2015-të francezi la Juventusin për t’u transferuar te Bayern Munich për 28 milionë euro, ndërsa duhet përmendur se Coman është një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët bavarezë.

“A do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen? Nuk është diçka e  pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë. Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i 6-të që po luaj me Bayernin.

Nuk mund të them me bindje se do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni ishte dhe është një klub i shkëlqyer.

 

Shpërndaje në: