Pesë raste pozitive me COVID-19 te klubi i Interit
Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për shtyp, klubi i Interit ka njoftuar se janë infektuar drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta.
Drejtori Sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Deri tani nuk është njoftuar për ndonjë lojtar të prekur nga virusi.
“Të gjithë menaxherët dhe i gjithë grupi i ekipit do të ndjekin procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, shkroi në njoftim.