Napoli – Granada, formacionet e mundshme: Rrahmani sërish titullar?
Sot zhvillohet ndeshja e dytë midis Napolit dhe Granadas në UEFA Europa League.
Nga ora 18:55, Napoli e pret në shtëpi ekipin nga Spanja, e cila në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 2 me 0.
Në këtë takim pritet të startojë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Sipas mediave në Itali, Gattuso pritet të startojë me tre mbrojtës – Maksimoviqi – Koulibaly dhe Rrahmani.