Në Beograd dëgjohet prapë himni shqiptar: Smajlaj merr medaljen e artë midis Beogradi

Në Beograd dëgjohet prapë himni shqiptar: Smajlaj merr medaljen e artë midis Beogradi

Sportisti shkodran, Izmir Smajlaj ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare në atletikë, përcjell Periskopi.

Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Beograd të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv.

Shpërndaje në: