Sensacioni i Evropës, Atalanta pritet nga mijëra tifozë në rrugët e Bergamos
Tifozët bergamezë të Atalantës pritën ekipin e tyre shumë ngrohtë pas ndeshjes me Real Madridin.
Rreth 200 tifozë u mblodhën afër stadiumit, pastaj rreth 3000 tifozë pritën ardhjen e autobusit me lojtarët dhe stafin e Atalantës, ku nuk munguan banderolat, flamujt, koret dhe bombat e tymit, nuk munguan, përcjell Periskopi.
Kjo ishte mbledhja e dytë e tifozëve të Atalantës në kohën e kufizimeve anti-Covid, pas asaj në Zingonia më 10 shkurt, para gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë me Napolin.