Dy javë më parë ish e dashura vrau vetën, Boateng nën hetime nga Prokuroria
Mbrojtësi gjerman i Bayern Munchut, Jerome Boateng është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Publike e Mynihut dy javë pas vetëvrasjes të ish të dashurës, Kasia Lenhardt, përcjell Periskopi.
Lajmi raportohet nga gjermanja, ‘Bild’, e cila raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding.
“Procedimi u rihap në 10 shkurt 2021, sepse ne kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen në Berlin, të cilat mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është në vazhdim e sipër”.