Doni të pastroni fytyrën nga aknet? Ja disa nga ushqimet që do t’iu ndihmojnë t’i luftoni ato
Mënyra më e mirë që të trajtoni fytyrën tuaj, është të përdorni ushqime të shëndetshme.
Po ju sjellim një listë ushqimesh, që do të ju ndihmojnë për zvogëlimin e plagëve të akneve në fytyrën tuaj.
1. Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-caroten. Trupi juaj shndërron beta-caroten-in në vitaminë A. Kjo vitaminë funksionon si një pengesë për bllokimin e poreve, ndërsa retinoli “lufton” aknet. Ju këshillojmë që në vend se të blini kremra të shtrenjtë, ju mund të shijoni patatet e ëmbla në ushqimet tuaja, pa asnjë kosto ekstra.
2. Lakra jeshile
Lakra jeshile është e pasur me vitamina K dhe C dhe është një burim i mirë i bakrit dhe hekurit. Vitaminat dhe mineralet në lakrën jeshile ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës. Vitamina K ndihmon për të zvogëluar njollat e errëta në lëkurën tuaj. Hekuri shpejton shërimin e plagëve duke përfshirë edhe puçrrat.
3. Lulelakra
Lulelakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C. Kjo vitaminë lufton çdo dëmtim të shkaktuar duke shëruar plagët e akneve.
4. Kungulli
Kungulli është një burim i shkëlqyeshëm i niacinës, vitaminave A dhe B, dhe zinkut. Niacina është e dobishme në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormoneve dhe sjell në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e plagëve të akneve.
5. Lëngu i limonit
Ju këshilloojmë të filloni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Kjo mund të ju ndihmojë të arrini një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.