Me një lojtarë më pak, begamezët rezistojnë deri në fund por ndëshkohen nga Mendy

Me një lojtarë më pak, begamezët rezistojnë deri në fund por ndëshkohen nga Mendy

Klubi nga Serie A, Atalanta Bergamo e ka betonuar epitetin e skuadrës ‘senzacioni i Evropës’, pasi sonte anipse me një lojtarë më pak, italianët rezistuan triumfalisht deri në minutat e fundit të takimit përballë 14 herë kampionit evropian, Real Madridit, kur këta të fundit realizuan tek në minutën e 86’të përmes Mendyt, shkruan Periskopi.

Ferland Mendy shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Takimi i ardhshëm në Spanjë do të luhet me 16 mars. /Periskopi

 

Shpërndaje në: