20 vjet me Kombëtaren portugeze, kështu e kujtojnë luzitanët premierën e Cristiano Ronaldos

20 vjet me Kombëtaren portugeze, kështu e kujtojnë luzitanët premierën e Cristiano Ronaldos

Legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo, si sot njëzet vjet më parë ka bërë paraqitjen e tij të parë me fanellën e kombëtares portugeze, me ekipin përfaqësues U-15, përcjell Periskopi.

Federata e Futbollit të Portugalisë, pas më shumë se 200 ndeshjeve të luajtura nga CR7 me ekipet kombëtare luzitane, nuk e harroi përvjetorin, duke e përkujtur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruhet:

“Më 24 shkurt 2001, një djalë nga Madeira, luajti ndeshjen e tij të parë me Portugalinë. Pjesa tjetër është histori”.

Ja postimi i plotë i FFP.

r

 

Shpërndaje në: