Ky është virusi i përjetshëm me të cilin u diagnostifikua Alvaro Morata
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është diagnostikuar me një virus të përjetshëm që quhet Citomegalovirus, përcjell Periskopi.
Trajneri Andrea Pirlo zbuloi se spanjolli u ankua se ndihej ligësht pas humbjes 2-1 të Juventusit nga Porto.
Dhe të dielën 28-vjeçari është diagnostikuar me Citomegalovirus (CMV) i cili do të mbetet në trupin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij.
Për fat të mirë, virusi është zakonisht i padëmshëm dhe mund të qëndrojë te njerëzit pa u diagnostikuar.
Simptomat e zakonshme janë të ngjashme me gripin dhe mund të kontraktohen vetëm kur janë ‘aktive’. /Periskopi