Lëkurë e pastër, fytyrë e tërhequr dhe mollëza të kërcyera: Si ta arrini pa bërë botoks
Nëse ka një arsye pse i adhurojmë kaq shumë filtrat e Instagramit është sepse na japin fytyrë të pastër, mollëza të theksuara dhe shkëlqim me një të prekur të ekranit. Në jetën e vërtetë, lëkura e tërhequr, e mbushur dhe e re kërkon më shumë punë sesa thjesht një filtër. Çdo grua mbi të 30-tat e di me siguri se lëkura po fillon të bjerë, por pak guxojnë të pyesin pse. Nëse dini arsyet, është më e thjeshtë të trajtoheni.
Mungesa e kolagjenit është arsyeja kryesore. Kolagjeni është proteina që e mban lëkurën elastike dhe të fortë, duke i dhënë mbushje dhe ndjesi freskie. Thelbësor për një lëkurë të re në dukje, furnizimi ynë natyral me kolagjen fillon të bjerë me 1.5% cdo vit nga të 25-tat. Sidoqoftë ka një mënyra që s’përfshin injeksionet për ta parandaluar këtë proces.
1. Provoni suplemente me kolagjen
Përtej faktorëve të përgjithshëm si ushtrimi i rregullt, vedosja e kremit me SPF dhe doza e mjaftueshme e gjumit (të gjitha janë thelbësore për të ngadalësuar pakësimin e kolagjenit), konsideroni marrjen e suplementeve me kolagjen për të ushqyer lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës.
2. Bëj një masazh fytyre
Përfshini masazhin e fytyrës në rutinën tuaj të përditshme të kudjesit ndaj lëkurës. Kërkoni në internet për ushtrime joga për lëkurën që forcojnë muskujt, stimulojnë qarkullimin dhe tërhqein lëkurën. Masazhet e fytyrës janë po ashtu një ndihmë shumë e mirë.
3. Mos u trembni nga acidi
Acidi hialuronik është rruga më e shpejtë drejt një lëkure të mbushur, ndaj dhe është përbërësi kyç në kremrat e kujdesit të lëkurës. Përdorni serume dhe hidratantë që kanë acid në përbërje dhe investoni në një krem të mirë sysh me acid hialuronik për të mbushur shenjat e para të rrudhave. Nëse ndiheni të guximshme, mund të konsideroni edhe injeksionet me acid.
4. Hidhini një sy dietës
Një dietë e pasur me acide yndyrore, antioksidantë dhe vitamin A do të ndihmojë në prodhimin e kolagjneit. Peshku, jeshillëqet, patatja e ëmbël, karrotat, manaferrat, palca e kockave, janë të gjitha ushqime që ndihmojnë në perfeksionimin e lëkurës. Ndërsa alkooli dhe cigarja nuk e ndihmojnë fare këtë kauzë.
Burimi: Women’s Health