Studimi: Një në katër pacientë me Covid vuajnë nga rënia e flokëve, gratë janë më të rrezikuara
Një e katërta e pacientëve me Covid përjetojnë humbje të flokëve në gjashtë muajt e parë pas infektimit, ku gratë duket se janë më të rrezikuara, sipas një studimi të ri.
Gjashtë muaj pas shërimit, ata u pyetën për cilësinë e jetës së tyre dhe iu nënshtruan ekzaminimeve fizike, një test gjashtë minutash në këmbë dhe një prove gjaku, sipas The Sun. Studimi, i botuar në Lancet, zbuloi se 76% e pacientëve kishin regjistruar të paktën një simptomë afatgjatë, me gratë të ndikuara më shumë.
Sidoqoftë, ndikimi afatgjatë i virusit mbetet kryesisht i paqartë, vërejnë autorët. Kjo vjen pas një hetimi nga Dr Natalie Lambert nga Universiteti i Shkollës së Mjekësisë në Indiana e cila në 423 nga 1,567 ish pacientë me Covid kanë përjetuar humbje të flokëve. Rënia e flokëve mund të ketë lidhje me stresin dhe mund të ketë një vonesë midis ngjarjes stresuese dhe rënies së flokëve. Ekspertët besojnë se devijimi i energjisë dhe lëndëve ushqyese larg nga gjëndrat nxit ‘telogen effluvium’, ose dobësimin e skalpit të kokës. Nëse shkaktohet nga një gjendje mjekësore, humbja e flokëve zakonisht përfundimisht ndalet dhe rritet përsëri pasi personi të shërohet.
”Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruajë pasojat afatgjata shëndetësore të pacientëve me Covid-19 të cilët janë nxjerrë nga spitali. Për njohuritë tona, ky është studimi më i madh kohor me kohëzgjatjen më të gjatë të ndjekjes, duke vlerësuar pasojat shëndetësore të pacientëve të rritur të nxjerrë nga spitali duke u rikuperuar nga Covid-19.”– thanë autorët.
Ekspertët që studiuan simptomat afatgjata në Wuhan gjetën 359 nga 1,655 pacientë spitalorë (22%) që vuanin nga humbja e flokëve. U gjetën një numër shenjash të tjera, me 63% të pacientëve të goditur nga lodhja ose dobësia e muskujve, 26% që vuanin nga vështirësitë e gjumit dhe 23% që përjetonin ankth ose depresion. Ata që u ekzaminuan u lëshuan nga spitali Jin Yin-tan midis 7 janarit dhe 29 majit 2020 pas një beteje me koronavirusin.