Si të shpëtoni nga rrudhat e ballit duke mos shpenzuar para

Si të shpëtoni nga rrudhat e ballit duke mos shpenzuar para

Rrudhat në pjesën e ballit mund të fillojnë të krijohen për arsye nga më të ndryshmet. Mosha, mimikat e përsëritura, gjenetika apo kujdesi i pakët ndaj diellit ndikojnë tek krijimi i vijave që me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më të dukshme.

Përveç botox-it dhe kremrave që sugjerohen rëndom, ka dhe disa mënyra të tjera funksionale që i gjeni brenda shtëpisë për t’i bërë më pak të dukshme rrudhat e ballit.

1. Bananet

Bananet janë fantastike për kujdesin e lëkurës, aq më tepër për zonën e ballit. Përmbajnë vitamina dhe vajra natyralë që e ndihmojnë lëkurën të përmirësohet dukshëm.

Gjithçka duhet të bëni është të shtypni 1/4 e bananes derisa të bëhet në formë maske e butë. Vendoseni në zonën e ballit për 15-20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët.

2. Qitro, limon, portokall

Eshtë i pasur me vitamina E dhe C që ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe përmirëson cilësinë e saj. Vendoseni në fytyrë për 10 minuta si një maskë të thjeshtë dhe më pas shplajeni.

3. Vajrat natyralë

Si vaji i kokosit ashtu dhe ai i ullirit ndihmojnë në elasticitetin e fytyrës dhe e hidratojnë atë. Një ballë i thatë nuk është kurrë elastik, gjë që i bën rrudhat edhe më të dukshme. Përdorni pak vaj ulliri ose kokosi para se të flini. Masazhojeni pjesën e ballit derisa të mos e ndjeni më të yndyrshme. Nëse doni mund t’i miksoni edhe të dyja bashkë.

4. E bardha e vezës

E bardha e vezës përmirëson ndjeshëm pjesën e ballit. Mund ta kombinoni me mjalt duke e bërë në formë maske. Jo vetëm që do të reduktohen rrudhat, por do të ndryshojë edhe tonaliteti i lëkurës. Ju duhet një lugë mjalt dhe 1 e bardhë veze. Vendosini në zonën e ballit dhe lërini për 15 minuta.

Burimi: Bright Side

Shpërndaje në: