Publikohen pamjet e para të superjahtit të Abramovichit që kushton 500 milionë euro
Roman Abramovich nuk është se i ka punët keq financiarisht, apo jo?
Veç kësaj, njeriu komandon një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë dhe investon qindra milionë herë pas here për ta mbajtur në garë për titull në Premier League.
Por kur miliarderi rus nuk merret me obligimet e tij te Chelsea, ju mund të siguroheni se ai e shijon pasurinë drithëruese që posedon, transmeton Periskopi.
Sipas ‘The Sun’, jahti i ri i Abramovichit që do të kushtojë 500 milionë euro – me emrin ‘Solaris’ – po shkon drejt përfundimit të ndërtimit dhe është fotografuar për herë të parë.
Mjeti ka dy motorë elektrik që e bëjnë jahtin më të fuqishëm në botë, poashtu edhe tetë kuverta dhe një pistë helikopteri.
Peshon 11 mijë ton dhe është 140 metra e gjatë. Mjeti luksos thuhet se po i afrohet testimit të parë në detë, teksa do të drejtohet nga një ekuipazh me 60 pjestarë dhe mund të jetë i gatshëm për Abramovichin në verë.
Një burim është shprehur për ‘The Sun’: ”Ky do të jetë jahti i vitit kur të lansohet më vonë këtë vit. Detajet po mbahen sekret, por do të jetë diçka e jashtëzakonshme për pronarin.” /Periskopi.com/