Si ti dallojmë farat e shëndetshme dhe jo të shëndetshme nga frutat

Si ti dallojmë farat e shëndetshme dhe jo të shëndetshme nga frutat

Më poshtë do të mësoni mbi rastet kur lëkurat dhe farat e frutave janë me vlera dhe rastet kur janë të dëmshme.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Përgjigja për këtë dilemë është se përfshirja e farave dhe lëkurave është e gjitha në varësi të frutit.

Në ditët e sotme me përdorimin e shumë pesticideve dhe lëndëve kimike në rritjen e frutave, konsumi i lëkurave të tyre shkakton probleme.

Më poshtë do të mësoni mbi rastet kur lëkurat dhe farat e frutave janë me vlera dhe rastet kur janë të dëmshme.

Molla

Lëkura e mollës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe A.

Lëkura përmban fibër dhe antioksidantë, por farat nga ana tjetër shkaktojnë dhimbje stomaku në rastin më të mirë.

Farat janë helmuese dhe nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, ankth dhe të vjella.

Rrushi

Lëkura e rrushit përmban substanca të forta që parandalojnë shfaqjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Këto substanca bashkë me vitaminën E gjenden edhe tek farat e rrushit.

Edhe këto të fundit kanë aftësi parandaluese të kancerit, problemeve me zemrën dhe çrregullimeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Bajamet

Bajamet shpesh konsiderohen si fara helmuese.

Ekspertët rekomandohen se përpara konsumit, bajamet e hidhura duhen përpunuar që të humbasin helmet.

Bajamet duhet t’i nënshtrohen një nxehtësie të caktuar për të larguar çdo gjurmë helmi dhe bakteresh.

Kajsitë

Lëkura e kajsive është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe beta karotenit.

Farat e tyre nga ana tjetër nuk rekomandohen për konsum.

Qershitë

Farat e qershive janë shumë helmuese dhe nuk rekomandohen për konsum.

Qershitë vijnë nga e njëjta familje si bajamet, kajsitë, dardhat dhe pjeshkët.

Pjeshka

Lëkura e pjeshkës është e pasur me ushqyes dhe vitaminë A dhe C.

Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin/

Bërthama e saj nga ana tjetër është helmuese dhe e pangrënshme.

Dardha

Lëkura e dardhës përmban shumë fitoushqyes, vitaminë C dhe antioksidantë.

Farat e saj janë toksike.

Kumbulla

Lëkura e kumbullës përmban shumë beta karoten, fibër, vitaminat C, K dhe A.

Bërthama e kumbullës është toksike dhe duhet shmangur.

Limoni i verdhë dhe jeshil

Lëkura e këtyre agrumeve ka pesë herë më shumë vitamina se lëngu.

Në gjendet fibër, vitaminë C dhe kalçium.

Lëkura përmban bioflavonoidë që riparojnë dëmet e shkaktuara nga stresi oksidues.

Farat janë shumë të pasura me vitaminë C, B6 dhe fibër.

Ato mund të transformohen në pluhur dhe janë të sigurta për konsum.

Kivi

Lëkura e kivit përmban një vaj të pasur me acide yndyrore Omega-3 që i bëjnë mirë zemrës dhe metabolizmit.

Lëkura e kivit është e ngrënshme dhe përmban shumë fibër.

Farat janë gjithashtu të ngrënshme dhe të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore.

Bananja

Lëkura e bananes është e ngrënshme dhe e pasur me fibër.

Shija nga ana tjetër nuk është aq e mirë.

Përpara konsumit, sigurohuni që lëkura e bananes nuk përmban pesticide.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë shumë të mira për organizmin.

Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe antioksidantë.

Ananasi

Ananasi ka aftësi të forcojë sistemin imunitar dhe i bën mirë dhëmbëve.

Ai është i pasur me fibër, vitaminë C, mangan dhe bakër.

Të gjithë këto ushqyes gjenden edhe tek lëkura e ashpër e frutit.

Megjithatë lëkura përmban shpesh pesticide ndaj duhet larë mirë.

Manaferra

Manaferra është e pasur me omega-3, proteinë, fibër, dhe acide të ndryshme.

Ajo e pajis organizmin me shumë antioksidantë të nevojshëm.

Shalqini

Farat e shalqinit janë shumë ushqyese sidomos për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Farat përmbajnë zink, hekur dhe fibër.

Lëvorja e shalqinit është e ngrënshme dhe përmban shumë vitaminë C dhe A.

Avokado

Lëkura e avokados është e pangrënshme, por bërthama e tij rekomandohet për konsum sepse është e pasur me antioksidantë.

Sipas të dhënave që i referohet AgroWeb.org bërmathama e avokados është një nga burimet më të mira të kaliumit, fibrës dhe antoksidantëve.

Sidoqoftë, ajo është pjesërisht toksike dhe duhet ngrënë në sasi të vogla,

Pjepri

Farat e pjeprit janë të pasura me proteinë, vitamina dhe minerale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një pije me koncentrat portokalli dhe qumësht të nxjerrë nga farat e pjeprit mund të transformohet në një zëvendësuese të mirë të qumështit të lopës.

Lëkura e pjeprit është helmuese.

Shpërndaje në: