Bayerni shumë i fortë për Lazion, i shkakton debakël qysh në pjesën e parë
Skuadra bavareze, Bayern Munich ka arritur ta mbyllë me 3 gola avantazh pjesën e parë të takimit ndaj Lazios, shkruan Periskopi.
Serinë e golave për bavarezët e nisi sulmuesi polak, Lewandowski, teksa golin e dytë e gjeti mesfushori anglez, Jamal Musiala.
Krejt në fund të pjesës së parë, për ta bërë rezultatin sa më bindës, rrjetën për golin e tretë e gjeti Sane.
Trajneri Simeone Inzaghi ka vendosur që ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ta nis edhe këtë takim nga banka rezervë dhe nuk u inkuadrua në pjesën e parë. /Periskopi