UEFA i del në mbrojtje Ibrahimovicit pasi serbët e tallën se ka prejardhje boshnjake, hap hetimet ndaj Crvena Zvezdës
Pavarësisht se ndeshja e mes Milanit dhe ekipit serb, Crvena Zvezdës u luajt me dyer të mbyllura, në tribuna kishte edhe njerëz që i drejtuan fyerje diskriminuese futbollistit me origjinë boshnjake, sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, përcjell Periskopi.
39-vjeçari e ndoqi ndeshjen nga pankina e kuqezinjve, e vendosur në tribunat e stadiumit “Marakana” dhe UEFA ka hapur një hetim mbi fyerjet raciste ndaj Zlatan Ibrahimoviçit në Beograd, në ndeshjen e parë të Europa League midis Crvena Zvezdës dhe Milanit. b, menaxhmentin kishte edhe disa “mysafirë” të papërcaktuar të Crvena Zvezdës (ndeshja ishte me dyer të mbyllura), të cilët u bënë protagonistë të fyerjeve diskriminuese kundrejt Ibra, ku në shënjestër ishte origjina e tij boshnjake.
Klubi i Beogradit i kërkoi falje Ibras, duke deklaruar se ishte plotësisht kundër çdo forme diskriminimi dhe nënvizonte, se sjellja e disa individëve nuk duhet ta njollosë emrin e Crvena Zvezdës, si një ekip racist.