Dardanët luajnë në Spanjë, serbët ndihen të tradhtuar – ja çka shkruan ‘Skandalozno’
Qeveria spanjolle ka dhënë leje që ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2022 me Kosovën të zhvillohet në territorin spanjoll.
Në këtë mënyrë janë hedhur poshtë spekulimet se Spanja do ta luaj këtë duel në një terren neutral.
Federata e Futbollit poashtu ka caktuar qytetin e Seviljës për të zhvilluar këtë ndeshje.
Mediumi serb ‘Skandalozno’ e ka quajtur veprimin e Qeverisë spanjolle, si tradhti.
Sipas tyre, Spanja duke dhënë dritën e gjelbër për të pranuar Kosovën në territorin e vet, ia ka kthyer shpinën Serbisë.