Lamtumirë xhinse të ngushta: Janë të dëmshme për shëndetin dhe imazhin tuaj
E ndjeni që kanë dalë nga moda apo jo?
Dashuria për xhinset e ngushta prej pak vitesh është zbehur, por kjo s’është arsyeja e vetme për t’i harruar njëherë e mirë.
Xhinset e ngushta dëmtojë nervat
Mund të ndodhë. Këmbët nuk furnizohen plotësisht me gjak, kjo sjell ënjtje dhe dëmtim nervor në këmbë dhe kyç të e këmbës. Gjithashtu, xhinset e ngushta mund të shkaktojnë mpirje, ndjesi shpimi dhe dhimbje nervore në kofshë dhe në rrëzë të saj, pasi përkuleni me xhinse që janë shumë të ngushta.
Sjellin probleme me stomakun
Një nga mënyrat më të lehta për të shkaktuar dhimbje stomaku është duke veshur rroba shumë të ngushta. Kur vishni pantallona shumë të ngushta, trupi juaj ka probleme me tretjen. Materialet shumë të ngushta në zonën e belit mund të shkaktojnë presion jo normal tek organet e brendshme, gjë që mund të sjellë dhimbje stomaku dhe refluks të aciditetit.
Janë të dëmshme për imazhin tuaj
Mund të jeni shumë të dobëta, por asnjëherë nuk do dukeni mjaftueshëm kur vishni xhinse të ngushta. Detyroni veten të futeni brenda pantallonave aq të ngushta dhe sa herë të qëndroni ulur do ndiheni sikur keni bark dhe jeni të shëndosha, kur në fakt nuk jeni aspak. Ndikojnë keq tek vetëbesimi juaj dhe mund t’ju detyrojnë të mbani dieta të panevojshme.
Ju dëmtojnë muskujt
Muskujt kanë nevojë për hapësirë të mjaftueshme që të zgjerohen dhe të kontraktohen. Nëse mendoni të rrini në majë të këmbëve gjithë ditën, vishni diçka të lirshme. Xhinset e ngushta shtrëngojnë muskujt aq sa mund të shkaktojnë dëme serioze.