Arsyeja pse Evertoni kishte refuzuar ta transferojë Haalandin e bën të duket klub jo serioz
Janë disa storie fantastike të mundësive të humbura në futbollin anglez.
Nga Diego Maradona që ishte afër të transferohej te Sheffield Unitedi te Harry Kane që u neglizhua nga stafi i akademisë së Arsenalit, pak a shumë secili klub i Premier Leagues ka pasur mundësi të arta që i ka lëshuar për të transferuar një futbollist të madh ndër vite, transmeton Periskopi.
Dhe në vitet e ardhshme, storia e Evertonit dhe transferimit të Erling Haalandit gjithmonë do të jetë prezente në diskutimet e fansave të ‘Toffees’.
Kjo pasi një raport nga ‘Liverpool Echo’ ka zbuluar se akademia e ‘Goodison Park’ ka lëshuar mundësinë për të nënshkruar me Haalandin, pak para se ai të kalonte te Molde më 2017.
Ish-portieri i Coventryt, Bryan King punoi si skaut i Evertonit në Skandinavi dhe ishte fans i madh i tinejxherit, i cili ia siguroi atij një testim katër-ditor në ‘Merseyside’.
Mirëpo, siç shpjegohet në raport, entuziazmi i King për norvegjezin nuk ishte prezent te stafi i Evertonit për të rinj.
Kështu, Haaland nënshkroi me Molden, ku shënoi 20 gola për skuadrën seniore si 18-vjeçar dhe ia siguroi vetes një transferim te RB Salzburgu.
Më pak se 12 muaj më vonë ai kaloi te Dortmundi dhe një vit më vonë, Haaland konsiderohet si një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.
Stafi i akademisë së Evertonit duhet ta ketë goditur kokën për muri pasi dështoi të vinte re potencialin e të riut, i cili duket i destinuar ta fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen. /Periskopi.com/