Ajo që Barcelona i kishte thënë Suarezit para se ta shiste tek Atl Madridi është thjesht qesharake
Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka folur sërish lidhur me largimin nga Barcelona.
Uruguaiani është duke shkëlqyer me “Los Rijoblancos”, që këtë edicion janë kandidati kryesor për titull të La Liga-s.
Suarez për Marca, tha se Barcelona i kishte thënë se është i vjetër dhe nuk mund të luante në nivelin e lartë dhe mendon se ata duhej të kishin treguar respekt.
“Çfarë me shqetësoi vërtetë ishte se me thanë që isha i vjetër dhe nuk mund të luaja në nivelin e lartë”.
“Ata me thanë se nuk kanë besim te unë. Unë meritoja respekt”.
“Nëse nuk do kisha treguar asgjë te Barcelona për tre apo katër sezone, do e kisha kuptuar, por shënoja më shumë se 20 gola për çdo sezon”.
“Gjithmonë kam pasur statistika të mira, pas Messit. Nuk do isha i lumtur aty ku njerëzit nuk me duan”, deklaroi ai.
Suarez këtë edicion është duke garuar me mikun e tij, Messin për trofeun ‘Pichichi’ dhe deri me tani kanë shënuar nga 16 gola secili./