Marcos Maidana ende e ka dhëmbin e Floyd Mayweatherit të cilin ia nxori me grusht më 2014
Marcos Maidana ishte boksier vërtetë i talentuar në kohën e tij të artë.
Argjentinasi siguroi statusin kampion bote në dy pesha të ndryshme dhe gjithashtu ishte kundërshtari më i vështirë në karrierën e Floyd Mayweatherit, transmeton Periskopi.
Meçi mes dyshes kishte ndodhur në maj të vitit 2014, përballje të cilën Mayweather në mënyrë kontraverse e fitoi me vendim të shumicës.
Ishte vendosur për një rimeç dhe, në shtator të po atij viti, ‘Money Man’ përsëri doli fitimtar, kësaj here duke siguruar fitore me vendim unanim pas një paraqitjeje shumë më bindëse.
Mirëpo, Mayweather ishte prapë subjekt i disa goditjeve të rënda në drejtim të tij nga Maidana. Në rundin e tretë, Maidana lansoi një goditje të bukur duke ia nxjerr dhëmbin nga goja Mayweatherit.
Ishte një goditje brilante dhe vitin e kaluar, Maidana potencoi se ai ende posedon dhëmbin, të cilin tash e ka vendosur në zhinxhir. /Periskopi.com/
? Marcos Maidana has claimed this is the tooth that he knocked out of Floyd Mayweather’s mouth. He’s now had it made into a pendant for his chain. pic.twitter.com/0wYwa5IExr
— Michael Benson (@MichaelBensonn) April 10, 2020