Intensiteti i CR7 para golit kundër Crotones dëshmon se ai nuk është 36-vjeçar i zakonshëm

Intensiteti i CR7 para golit kundër Crotones dëshmon se ai nuk është 36-vjeçar i zakonshëm

Juventusi pati nevojë për një fitore të hënën mbrëma, pas paraqitjes së dobët kundër Portos në Champions League javën e kaluar.

Një humbje në shtëpi nga Crotone do të shndrrohej në katastrofë të vërtetë për Andrea Pirlon, por ‘Zonja e Vjetër’ arriti ta regjistrojë një fitore të merituar 3-0 në Torino, transmeton Periskopi.

Superylli Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ta parakaluar Romelu Lukakun në listën e top golashënuesve në Serie A. Portugezi shënoi dy gola brilant me kokë brenda tetë minutave në pjesën e parë.

36-vjeçari ka realizuar 133 gola me kokë përgjatë karrierës së tij, gjë që është tejet impresive.

Ka pak, nëse asnjë, lojtarë më të mirë se Ronaldo në ajër, mirëpo ai befasoi edhe me intensitetin që tregoi para golit të dytë kundër Crotones.

Ronaldo lansoi një goditje të fuqishme nga distanca që u prit nga Alex Cordaz dhe kur topi ra te Aaron Ramsey disa sekonda më vonë, portugezi tashmë ishte në zonë, gjeti hapësirën dhe futi topin në rrjetë – gjëra që nuk priten nga një 36-vjeçar.

Shikoni më poshtë.

Njeriu ka lindur për të shënuar. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: