Marku jep premtimin e madh: Do ta jap shpirtin derisa të shpallem kampion bote
Boksieri shqiptar, Florian Marku po vazhdon të jetë i pamposhtur në boks, ku në tetë ndeshje ka fituar shtatë, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim, shkruan Periskopi.
Së fundmi, Marku mposhti Ryan Charlton, duke bërë që skuadra e tij të hedh peshqirin.
Në një video të meçit kundër Charlton, Marku premtoi se do ta jap shpirtin deri sa ta arrijë ëndrrën, të shpallet kampion bote.
“Unë ju premtoj të gjithëve që do jap shpirtin deri sa të arrijë ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”, shkroi ai.
Ja postimi i Markut. /Periskopi