Dramë familjare për Carlo Tevez, disa orë pas ndeshjes babai i tij ndërron jetë
Babai i Tevez nuk ia doli.
Ai luftoi për ca kohë kundër problemeve të ndryshme shëndetësore. “Inofbae” në profilit të saj zyrtar në “Twitter” dha lajmin, duke shpjeguar situatën. “Boca Juniors vajton vdekjen e Don Segundo, babait të Karlitos dhe shoqëron familjen Tevez dhe miqtë e tyre në këtë moment kaq shumë dhimbjeje dhe trishtimi”.
Trajneri Miguel Angel Ruso e la të lirë menjëherë kapitenin e tij për t’u kthyer në Buenos Aires për ceremoninë mortore. Don Segundo kishte kohë që vuante nga diabeti dhe kishte vështirësi me mbipeshën. Ai, në shtator të vitit të kaluar, një krizë të lidhur me Covid, por me kalimin e kohës situata ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të mos linte asnjë shpresë.
Lidhja midis Tevezit dhe Don Segundos, i cili nuk është babai i tij biologjik, ishte shumë e fortë. Ndonjëherë ai qante në dhomën e zhveshjes, duke menduar për shëndetin e babait të tij. Segundo ishte shumë më tepër se një baba për Karlon, në të gjitha kuptimet.
Dhe Tevez nuk pushoi kurrë duke e falënderuar atë: “Ai u kujdes për mua pa pasur asnjë lidhje me të. Tek unë ai pa një djalë të pafuqishëm, që nuk kishte udhërrëfyes apo asgjë. Dhe më ka shoqëruar në çdo moment të jetës sime. Ai më mësoi shumë,”- është shprehur sulmuesi argjentinas Karlo Tevez, i cili ka një jetë tepër të trazuar.