“Salah na nxinte jetën në stërvitje, te Chelsea ishte si Messi”

“Salah na nxinte jetën në stërvitje, te Chelsea ishte si Messi”

Mbrojtësi i Flamengos, Filipe Luis, është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Chelsea. Në një intervistë për “The Guardian”, braziliani kujton  se si ishte t’u përballje në stërvitje me Mohamed Salah dhe e vlerëson maksimalisht yllin e Liverpool. Gjithashtu, ai flet  edhe për largimin e tij nga blutë e Londrës, ku shpjegon se nuk mund t’i thonte jo Diego Simeones.

“Me Momon kam vuajtur shumë në stërvitje. Kur ai u transferua te Fiorentina unë i thashë se pse po e bën diçka të tillë, je pjesë e Chelseas. Ai m’u përgjigj se dëshironte të luante dhe aty e kuptova se ai djalosh nuk luante për para apo të shkonte diku tjetër për të fituar më shumë. Salah kërkonte të tregonte aftësitë e tij dhe në stërvitje ishte tamam si Messi. Mund të pyesni këdo”, deklaron 35-vjeçari.

“Largimi im nga Chelsea? Tashmë shkëmbej mesazhe me Simeonen si mik, por atëherë sa herë që merrja një mesazh nga ai ishte disi stresuese. Në merkaton e janarit më kërkoi të rikthehesha në Madrid, por unë i thashë jo sepse po fitonim kampionatin me Chelsean. Ne vazhdonim të flisnim. Juventus dhe PSG më bënë oferta shumë të mira, por unë dëshiroja vetëm kalimin tek Atletico”, përfundon Filipe Luis.

Shpërndaje në: