Armando Broja adoleshenti më i mirë në gjashtë ligat më të mira të Evropës
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Armando Broja është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij.
Broja i cili ka kontratë më gjigantin londinez Chelsea por që është duke luajtur si i huazuar te Vitesse është shëndrruar në një golashënues të frikshëm duke u bërë kështu njëri prej adoleshentëve më efektiv në Evropë, përcjell KosovaPress.
Me 8 gola në më pak se 1000 minuta, 19-vjeçari Armando Broja është adoleshenti me rezultatin më të mirë në gjashtë ligat më të mira të Evropës këtë sezon ku përfshihen Anglia, Spanja, Gjermania, Holanda, Italia dhe Franca.
Broja ka luajtur edhe për Tottenhamin në Angli gjatë viteve 2007-2009, ndërsa ka bërë tri paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.